Collector
Bayern Munichu i dërgon mesazh Realit, e “shkatërron” Union Berlinin | Collector
Bayern Munichu i dërgon mesazh Realit, e “shkatërron” Union Berlinin
Telegrafi

Bayern Munichu i dërgon mesazh Realit, e “shkatërron” Union Berlinin

Bayern Munich ka marrë një fitore të thellë në udhëtim te St.Pauli, në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesliga. “Bavarezzët” edhe pse pushuan disa nga lojtarët kryesorë për Real Madridin, zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 0-5. Pas vetëm nëntë minutave lojë, Jamal Musiala me një gol të bukur e kaloi Bayernin në epërsi. Ndërsa, ishte Leon Goretzka që dyfishoi epërsinë me një goditje nga distanca (53’). Vetëm dy minuta më vonë, gjermani asistoi për Michael Olise, që u përkujdes për golin e tretë (55’). Kurse, golin e katërt e realizoi Nicolas Jackson pas bashkëpunimit me Musialan (66’). Fitoren e thellë të mysafirëve e vulosi Raphael Gurreiro, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes (90+1'). Bayerni kësisoj shkon në kuotën e 76 pikëve ndërsa St.Pauli zë pozitën e 16-të me 25 sosh./ Telegrafi /

Go to News Site