Collector
Besnik Qaka këndon me vajzën e tij 6-vjeçare në piano publike, momenti emocionues lë të pranishmit të shokuar | Collector
Besnik Qaka këndon me vajzën e tij 6-vjeçare në piano publike, momenti emocionues lë të pranishmit të shokuar
Telegrafi

Besnik Qaka këndon me vajzën e tij 6-vjeçare në piano publike, momenti emocionues lë të pranishmit të shokuar

Një moment i rrallë dhe tepër emocionues, i filmuar nga një pianist i huaj në një hapësirë publike, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në rrjet. Protagonistë të videos janë këngëtari shqiptar Besnik Qaka dhe vajza e tij 6-vjeçare, Una, të cilët u bënë viralë pasi u panë duke kënduar së bashku. Gjithçka nisi kur pianisti francez Aurélien Froissart, i njohur për performancat e tij në piano publike, po interpretonte një melodi para kalimtarëve. FB/Sceenshot Në një moment, vogëlushja Una iu afrua dhe i kërkoi nëse mund të luante këngën Die With a Smile . Ajo që pasoi habiti të gjithë të pranishmit. Una mori babanë e saj dhe e ftoi pranë pianos që të këndonin së bashku. Me një zë të ëmbël dhe plot ndjenjë, duke performuar përkrah babait të saj artist, ajo tregoi jo vetëm talentin e saj, por edhe lidhjen e veçantë mes tyre, ndërsa të pranishmit mbetën vërtet të shokuar dhe të emocionuar nga momenti. /Telegrafi/

Go to News Site