Telegrafi
Arrestohet kumanovari për shkak se vozist në kahjen (drejtimin) e kundërt në njërin nga bulvardet e Kumanovës. Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, bëhet fjalë për kumanovarin 51-vjeçar i cili u kap duke lëvizir në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” Kumanovë, pra duke mos respektuar rregullat e trafikut. “Me datën 10 prill rreth orës 4:00 të mengjesit, policia e SPB Kumanoves e arrestoi personin me iniciale O.D. (51) nga Kumanova”, njoftoi Ministria per Pune te Brendshme (MPB). Pas dokumentimit te plotë te rastit, Policia e Kumanovës bën me dije se do te ndërmerren masa ligjore.
Go to News Site