Collector
50 vjeç dhe në formë perfekte: David Beckham rikthen vëmendjen me fotot gjysmë i zhveshur | Collector
50 vjeç dhe në formë perfekte: David Beckham rikthen vëmendjen me fotot gjysmë i zhveshur
Telegrafi

50 vjeç dhe në formë perfekte: David Beckham rikthen vëmendjen me fotot gjysmë i zhveshur

Ish-ylli anglez u shfaq sërish me bark të skalitur, tatuazhe që tërhoqën vëmendjen dhe komentin viral të Victoria Beckham. Fansat nuk ndalen së lavdëruari pamjen e tij David Beckham di të shijojë jetën dhe këtë nuk ngurron ta tregojë edhe në rrjetet sociale. Pas zhurmës së fundit rreth tensioneve familjare që u komentuan në mediat britanike, ish-futbollisti është rikthyer te rutina e tij e zakonshme: sporti, familja dhe fotografitë që tërheqin menjëherë vëmendjen. Legjenda angleze, tashmë 50 vjeç, vazhdon t’i mbajë ndjekësit të përditësuar me copëza nga jeta e tij. Fotografitë nga natyra, nga jahtet luksoze, pushimet verore apo seancat në palestër janë bërë pjesë e pandashme e profilit të tij dhe rrallë kalojnë pa mijëra reagime. Këtë herë, Beckham u shfaq sërish pa bluzë, duke ekspozuar trupin në formë të shkëlqyer, barkun e tonifikuar dhe koleksionin e tij të famshëm të tatuazheve. Për vite me radhë, pamja e tij është komentuar si shembull i disiplinës fizike dhe stilit që nuk njeh moshë. Në shumicën e rasteve, fotografja pas këtyre postimeve është bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, e cila shpesh i shton edhe komente me humor. Edhe kësaj radhe nuk mungoi ironia e ëmbël, duke shkruar: “Dikush paska qenë në palestër”, transmeton Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by David Beckham (@davidbeckham) Edhe pse ka hyrë në dekadën e pestë të jetës, Beckham vazhdon të admirohet për formën fizike që shumë burra më të rinj do ta dëshironin. Vetë ai ka treguar disa herë se sekreti nuk është magjia, por vitet e gjata të stërvitjes, rutina e rregullt, ushqimi i balancuar dhe përkushtimi ndaj shëndetit. Përveç fizikut, vëmendje të madhe marrin gjithmonë edhe tatuazhet e tij. Shumë prej tyre lidhen me familjen, fëmijët dhe veçanërisht me Victorian, me të cilën ka ndërtuar një nga martesat më të famshme në botën e shoubizit. Emra, data dhe mesazhe personale janë pjesë e artit që ai mban në trup prej vitesh. Edhe Victoria ka pasur tatuazhe kushtuar Davidit, por në vitin 2022 vendosi t’i hiqte ato me laser. Ajo deklaroi se thjesht i ishin mërzitur dhe nuk i pëlqenin më estetikisht. View this post on Instagram A post shared by David Beckham (@davidbeckham) Pavarësisht viteve që kalojnë, David Beckham mbetet një fenomen i stilit, sportit dhe karizmës. Dhe sa herë publikon një foto pa bluzë, rrjetet sociale e dëshmojnë të njëjtën gjë: interesi për të nuk zbehet kurrë. /Telegrafi/

Go to News Site