Collector
Milot Avdyli magjik: Dhuron asistim me të jashtmen në stilin e Quaresmas | Collector
Milot Avdyli magjik: Dhuron asistim me të jashtmen në stilin e Quaresmas
Telegrafi

Milot Avdyli magjik: Dhuron asistim me të jashtmen në stilin e Quaresmas

Sulmuesi Milot Avdyli ka dhuruar një asistim të mrekullueshëm për Celjen ndaj Radomlje. Anësori i krahut ishte protagonisti kryesor te goli i dytë i Celjes, ku e gjeti për mrekulli Iosifov. Me një goditje në stilin e Quaresmas, pra me të jashtmen – Avdyli e vendosi Iosifov para portës, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (37’). GOOOOOOOL! ⚽️ Nikita Iosifov v 37. minuti Celje znova popeljal v vodstvo! Radomlje - Celje 1:2 pic.twitter.com/YKmrh2cYIi — Šport TV Slovenija (@SportTVSlovenia) April 11, 2026 Ndërkohë, Celje po vazhdon fuqishëm drejt titullit kampion me 62 pikë. Për ish-kapitenin e Kosovës U21 përndryshe ky ishte asistimi i pestë në kampionatin slloven./ Telegrafi /

Go to News Site