Telegrafi
Lugano ka marrë një tjetër fitore të madhe në Superligën e Zvicrës, këtë herë ndaj Zurichut. Protagonist prapë ishte portieri i Kosovës Amir Shaipi, që zhvilloi një tjetër paraqitje solide për ta mbajtur portën e paprekur. “ SofaScore ” e vlerësoi me notën 8.0, që ishte e dyta më e larta në këtë ndeshje pas golashënuesit Steffen. Përpos pritjeve fantastike, Shaipi kishte edhe një përqindje të lartë prej 85 në saktësinë e pasimeve (28 nga 33 të tentuara), si dhe 75 për qind saktësi në pasimet e gjata (12 nga 16 të tentuara). Kjo ishte hera e dytë radhazi që Shaipi mban portën e paprekur për Luganon, skuadër kjo që ka siguruar play-offin e Superligës së Zvicrës. Në këtë sfidë luajtën edhe shqiptarët si Valon Berisha dhe Lindrit Kamberi te Zurichu./ Telegrafi /
Go to News Site