Telegrafi
Mateo është shpallur finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 5, duke siguruar kështu një vend të rëndësishëm në finalen e shumëpritur. Njoftimi u realizua në një mënyrë të veçantë dhe emocionuese. Në ekran u shfaqën familjarët e pesë banorëve, duke krijuar një moment të ngarkuar me emocione për të gjithë. Ishte vëllai i Mateos ai që zbuloi lajmin, duke e bërë këtë çast edhe më të veçantë për të dhe për publikun. Gara vazhdon ende, ndërsa dy vende të tjera mbeten të lira për finalen e madhe të 18 prillit. Banorët e mbetur po luftojnë për të siguruar një nga këto vende dhe për t’iu bashkuar finalistëve në natën vendimtare. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site