Collector
Uzuni vazhdon me gola, realizim spektakolar ndaj LA Galaxy | Collector
Uzuni vazhdon me gola, realizim spektakolar ndaj LA Galaxy
Telegrafi

Uzuni vazhdon me gola, realizim spektakolar ndaj LA Galaxy

Myrto Uzuni po kalon një moment shumë të mirë në aspektin personal te Austin, duke lënë gjurmë edhe në javët e para të sezonit në MLS. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në përballjen ndaj LA Galaxy, skuadër ku aktivizohet edhe ylli gjerman Marco Reus. Uzuni realizoi një supergol në minutën e 85-të, teksa me një goditje të saktë nga hyrja e zonës e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. A sweet strike from Uzuni brings us within one! pic.twitter.com/NK4AmYaqQH — Austin FC (@AustinFC) April 11, 2026 Megjithatë, goli i shqiptarit nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi sfida u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të LA Galaxy. Kjo ishte disfata e tretë në 7 javët e para për Austin, që vijon të ketë një nisje jo bindëse të kampionatit. Për Uzunin, ky ishte goli i dytë sezonal në MLS, një tregues i formës së mirë që po kalon, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site