Collector
Historike në Bundesliga: Marie-Louise Eta thyen barrierat dhe merr drejtimin e skuadrës gjermane | Collector
Historike në Bundesliga: Marie-Louise Eta thyen barrierat dhe merr drejtimin e skuadrës gjermane
Telegrafi

Historike në Bundesliga: Marie-Louise Eta thyen barrierat dhe merr drejtimin e skuadrës gjermane

Klubi gjerman Union Berlin ka marrë një vendim historik, duke emëruar Marie-Louise Eta në krye të skuadrës deri në muajin qershor. Ky ndryshim vjen pas humbjes ndaj 1. FC Heidenheim, që çoi në shkarkimin e trajnerit Steffen Baumgart. Me këtë emërim, Eta hyn në histori si trajnerja e parë femër që drejton një ekip në Bundesliga për meshkuj, duke shënuar një moment të rëndësishëm për futbollin gjerman dhe më gjerë. Ekipi i Union Berlin do të përballet me fazën vendimtare të sezonit dhe betejën për të shmangur rënien nga Bundesliga, nën drejtimin e Etës, e cila më parë ka qenë trajnere e U19 dhe është planifikuar të marrë drejtimin e ekipit të parë të femrave të klubit. Historical decision by Union Berlin as German club appoint Marie-Louise Eta as their head coach until June. Union lost at Heidenheim, sacked the head coach Steffen Baumgart and put Marie-Louise Eta in charge until the end of the season. Ets becomes the first female head… pic.twitter.com/Gd8znvXIEx — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 12, 2026 “Duke pasur parasysh diferencën e pikëve në gjysmën e poshtme të tabelës, vendi ynë në Bundesliga nuk është ende i sigurt”, deklaroi Eta përpara ndeshjeve të fundit të sezonit. “Jam e kënaqur që klubi më ka besuar këtë detyrë sfiduese. Një nga pikat e forta të Unionit ka qenë gjithmonë dhe mbetet aftësia për t’u bashkuar në situata të tilla. Dhe, sigurisht, jam e bindur se do t’i sigurojmë pikët vendimtare me ekipin”, deklaroi Eta. /Telegrafi/

Go to News Site