Collector
Fury doli nga pensioni, mundi Mahmudovin dhe sfidoi Joshuan, por nuk mori përgjigjen që donte | Collector
Fury doli nga pensioni, mundi Mahmudovin dhe sfidoi Joshuan, por nuk mori përgjigjen që donte
Telegrafi

Fury doli nga pensioni, mundi Mahmudovin dhe sfidoi Joshuan, por nuk mori përgjigjen që donte

Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury , është rikthyer nga pensioni me një fitore bindëse ndaj Arslanbek Makhmudov, në një duel të zhvilluar në stadiumin e Tottenham Hotspur Stadium në Londër. Fury siguroi fitoren e tij të 35-të në karrierën profesionale përballë 54,331 spektatorëve, pas 12 raundeve ku dominoi plotësisht. Dy gjyqtarë e vlerësuan ndeshjen 120-108, ndërsa një tjetër 119-109 në favor të britanikut. Menjëherë pas përfundimit të meçit, Fury e sfidoi publikisht Anthony Joshua, duke kërkuar një përballje të shumëpritur të quajtur “Beteja e Britanisë”. Joshua, i cili e ndoqi ndeshjen nga rreshti i parë, fillimisht nuk pranoi sfidën në ring. Tyson Fury is taking over #FuryMakhmudov pic.twitter.com/sfwrNJVFte — Delinquent MMA (@DelinquentMMA) April 11, 2026 “Dua të të jap ndeshjen që të gjithë e keni pritur… Le t’u japim tifozëve atë që duan", tha Fury, duke e ftuar rivalin e tij të madh. Pas sfidës, Joshua reagoi duke deklaruar se negociatat janë ende të hapura dhe se një duel i mundshëm mund të realizohet në të ardhmen, duke lënë të hapur mundësinë për një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e boksit britanik. / Telegrafi / Anthony Joshua just DECLINED to face off with Tyson Fury in the ring “You’re a clout chaser. You ain’t gonna tell me what to do. I’m the boss. You work for me.” ? pic.twitter.com/fx3Jo07GuR — Happy Punch (@HappyPunch) April 11, 2026

Go to News Site