Telegrafi
Katër astronautët e anijes kozmike Artemis II kanë mbajtur një fjalim në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Houston të Teksasit, pas misionit të tyre rekord 10-ditor rreth hënës. Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen kanë udhëtuar rreth 406,771 km larg Tokës - më larg se kushdo tjetër në historinë e udhëtimit në hapësirë. Ata u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga turma. Para tyre ishte shefi i NASA-s, Jared Isaacman, i cili e përshkroi Artemis II si "fillim" për kthimin e SHBA-së në Hënë. “Faleminderit që kontribuat në aventurën më të madhe në historinë e njerëzimit”, u tha Isaacman atyre. "Është një gjë e veçantë të jesh njeri dhe një gjë e veçantë të jesh në planetin Tokë", deklaroi komandanti i misionit, Reid Wiseman. "Ky është vetëm fillimi. Po hyjmë në një epokë të re eksplorimi." /Telegrafi/
Go to News Site