Collector
Shqiptarët bëhen makth i Messit, Adri Mehmeti shënon gol dhe e ndal Miamin në barazim | Collector
Shqiptarët bëhen makth i Messit, Adri Mehmeti shënon gol dhe e ndal Miamin në barazim
Telegrafi

Shqiptarët bëhen makth i Messit, Adri Mehmeti shënon gol dhe e ndal Miamin në barazim

Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti ka vazhduar të lërë gjurmë në MLS , duke realizuar golin e tij të parë në kampionat në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami . 17-vjeçari ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të mirë në mesfushë, por momenti i tij më i rëndësishëm erdhi në minutën e 77-të, kur pas një goditjeje dënimi arriti të dërgojë topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 2-2. Ky ishte goli i parë në MLS për talentin shqiptar, i cili më parë ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa aktualisht përfaqëson Shtetet e Bashkuara. Goli i Mehmetit i mohoi fitoren e radhës Inter Miamit, ku aktivizohet edhe ylli argjentinas Lionel Messi. Për skuadrën e Miamit, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në stadiumin e ri, pas një tjetër rezultati zhgënjyes ndaj Austin të Myrto Uzuni. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site