Collector
“Simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë për ty” - ambasadori Ervin Bushati uron Eric Adams | Collector
“Simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë për ty” - ambasadori Ervin Bushati uron Eric Adams
Telegrafi

“Simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë për ty” - ambasadori Ervin Bushati uron Eric Adams

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka uruar ish-kryebashkiakun e New Yorkut, pas marrjes së pasaportës shqiptare, Në urim thuhet se Eric Adams, është përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në New York, dhe se marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror. Ish-kryebashkiaku i New York merr nënshtetësinë shqiptare “Eric Adams, përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në New York. Nën drejtimin e tij, komuniteti shqiptar ka marrë një rol të rëndësishëm në jetën publike të qytetit, duke afirmuar identitetin e tij përmes kulturës, traditës dhe kontributit të përditshëm në zhvillimin e qytetit. Marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror. Ajo përfaqëson kulmin e angazhimit të tij të drejtpërdrejtë me komunitetin shqiptar dhe me Shqipërinë, të cilën ai e vizitoi së fundmi”, thuhet në urimin e ambasadorit Bushati. Bushati ka shtuar se tashmë simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë. /Telegrafi/

Go to News Site