Telegrafi
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit kanë analizuar ndeshjet dhe zhvillimet më të fundit në Ligën e Kampionëve, duke sjellë diskutime të thella rreth skuadrave favorite dhe momenteve vendimtare të kompeticionit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Gazetari Lavdim Pireva ka analizuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e cila përfundoi me fitore 2-0 të mysafirëve. Sipas Pirevës, mungesa e Raphinhas u vërejt ndjeshëm te blaugranasit, pasi siç tha ai, braziliani është lojtari kryesor i tyre. “Pastaj rëndësia e Raphinhas. Unë mendoj që Raphinha është lojtari më i mirë i Barcelonës”. “Yamali talenti e krejt, por lojtari, lideri i ekipit që e tërheq ekipin përpara që nuk e ndal presingun, që din me asistu dhe me shënu është Raphinha”. “Mungesa e tij ishte shumë e madhe. Në fillimin e pjesës së dytë Rashfordi e pati një rast kur e kaloi portierin dhe nuk shënoi në portën bosh nuk shënoi. Besoj që këto Raphinha nuk i lëshon”, ka thënë Pireva. Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com
Go to News Site