Collector
"Toka qëndronte pezull, më tronditi", astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë | Collector
Telegrafi

"Toka qëndronte pezull, më tronditi", astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

Katër astronautët e anijes kozmike Artemis II kanë mbajtur një fjalim në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Houston të Teksasit, pas misionit të tyre rekord 10-ditor rreth hënës. Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen kanë udhëtuar rreth 406,771 km larg Tokës - më larg se kushdo tjetër në historinë e udhëtimit në hapësirë. Ata u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga turma. Më pas, secili prej tyre mori fjalën për të ndarë emocionet dhe sfidat e misionit të tyre historik. “Njerëzit na pyetën se çfarë përshtypje kishim”, tha e vetmja grua në ekuipazh, Christina Koch. “Ajo që më tronditi nuk ishte vetëm Toka. Ishte e gjithë errësira përreth saj. Toka ishte si një anije që qëndronte pezull në univers”, shtoi ajo. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site