Telegrafi
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi , është shpallur lojtari më i vlerësuar në fitoren e Mallorca ndaj Rayo Vallecano me rezultat 3-0. Ylli kosovar realizoi dy gola brenda katër minutash, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas. Me këto gola, ai theu edhe rekordin e legjendës Samuel Eto'o, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga. Muriqi tashmë ka arritur në kuotën e 21 golave në La Liga dhe është në garë të drejtpërdrejtë për çmimin “Pichichi” me Kylian Mbappé të Real Madrid , i cili ka 23 gola. Hem viscut un fet històric Gràcies, pirata ☠️ pic.twitter.com/KYPkUIBeto — RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026 Pas ndeshjes, tifozët e Mallorcas nuk i ndalën duartrokitjet dhe këngët për sulmuesin kosovar. “Muriqi ‘Topi i Artë’, Muriqi ‘Topi i Artë’” ishin thirrjet që pushtuan stadiumin, duke treguar dashurinë dhe vlerësimin për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme. 'Balón de Oro, @MuriqiVedat Balón de Oro'. insideLALIGA | LALIGARETRO | MallorcaRayo | @RCD_Mallorca pic.twitter.com/Kh2vGtGrcb — LALIGA (@LaLiga) April 12, 2026 Mallorca, me këtë fitore, ngjitet në vendin e 15-të me 34 pikë, ndërsa ka realizuar 39 gola këtë sezon, ku më shumë se gjysma mbajnë firmën e Muriqit. / Telegrafi /
Go to News Site