Telegrafi
Udhëheqësi i opozitës hungareze Peter Magyar thotë se është "optimist" pas sondazheve të fundit dhe pjesëmarrjes rekord, duke parashikuar se "Hungaria do të jetë përsëri një vend i lirë". "Ne jemi me shumë, shumë shpresëplotë", tha ai, por shtoi se donte të fitonte zgjedhje, jo një sondazh opinioni, transmeton Telegrafi. Ai u ankua që zgjedhjet u zhvilluan nën një shtet jofunksional që nuk mund të garantojë lirinë zgjedhore për qytetarët e tij, dhe falënderoi mijëra vëzhgues vullnetarë për parandalimin e mashtrimit me praninë e tyre. Zgjedhjet në Hungari, sondazhet sugjerojnë se Péter Magyar po shkon drejt një fitoreje të madhe "Ne po flasim këtu, sigurisht, për mashtrim zgjedhor në shkallë të ndryshme, disa prej tyre serioze", tha ai Magyar. "Ne po marrim masat e nevojshme, ankesat dhe siç parashikuam, do të ngremë padi. Kushdo që kreu ose nxiti mashtrim zgjedhor do të mbahet përgjegjës para ligjit", shtoi ai. /Telegrafi/
Go to News Site