Collector
Moment mahnitës: Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o | Collector
Moment mahnitës: Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o
Telegrafi

Moment mahnitës: Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o

Sulmuesi Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas për ta tejkaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të klubit në La Liga, që e mbante Samuel Eto’o. Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave, një më shumë se Eto’o, kurse pas ndeshjes menjëherë ka shkuar në muzenë e klubit spanjoll. Mallorca ka shpërndarë një video të Muriqit, i cili i vendos këpucët në muze të klubit. “Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e RCD Mallorcas”, shkroi ndër të tjera klubi. Ndërkohë, Muriqi tani do të provojë ta mposhtë Kylian Mbappen për “Pichichi”, pasi ka 21 gola, dy më pak se francezi./ Telegrafi /

Go to News Site