Telegrafi
Rayan Cherki ka ulur rëndësinë e lavdërimeve personale pas një tjetër paraqitjeje të mirë në fitoren 3-0 të Manchester City ndaj Chelsea, duke thënë se fokusi i tij mbetet gjithmonë te suksesi i ekipit. Cherki ishte shumë i përfshirë në lojën sulmuese të Man Cityt, përfshirë një asist të rëndësishëm, por pranoi se për të më e rëndësishme është fitorja sesa statistikat personale. “Kur dhashë pasimin nuk e dija nëse ai do të shënojë. Por kur ai shënoi, u gëzova për të dhe për ekipin”, deklaroi ai. We feel you, @ErlingHaaland ? pic.twitter.com/CBOYQ8fPKX — Manchester City (@ManCity) April 12, 2026 Duke folur për të ardhmen, mesfushori francez e vlerësoi ndeshjen ndaj Arsenal si një përballje shumë të rëndësishme në garën për titull. “Tani mund të shkojmë dhe të luajmë kundër Arsenalit, që është një ndeshje e madhe për ne”, shtoi ai. Pavarësisht presionit në fazën vendimtare të sezonit, Cherki tha se nuk ndien ngarkesë dhe se po e shijon këtë moment. “Nuk ndiej presion. Thjesht dua të luaj me bashkëlojtarët e mi, t’u jap kënaqësi tifozëve dhe të bëj pasime të mira… për të gjithë lojtarët, sepse na duhen golat”, nënvizoi francezi. /Telegrafi/
Go to News Site