Telegrafi
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar përmes një postimi menjëherë pasi Viktor Orban pranoi fitoren e liderit të opozitës hungareze Peter Magyar. Duke shkruar në X në hungarisht, ajo thotë: "Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë”, transmeton Telegrafi. "Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Unioni bëhet më i fortë”, tha ndër tjera Von Der Leyen. E presidenti francez Emmanuel Macron thotë se sapo ka biseduar me udhëheqësin e opozitës hungareze Peter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij. Çfarë do të thotë ky rezultat për Hungarinë dhe botën? "Franca përshëndet një fitore të pjesëmarrjes demokratike, të lidhjes së popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë”, shtoi ai. "Së bashku, le të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë dhe demokracinë tonë", tha për fund presidenti francez. Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar urimet e tij Péter Magyar për fitoren e tij në zgjedhje. “Pres me padurim bashkëpunimin për një Evropë të fortë, të sigurt dhe mbi të gjitha të bashkuar”, shkroi Merz në X. /Telegrafi/
Go to News Site