Telegrafi
Vetëm dy vite pas largimit nga Real Madridi, Toni Kroos është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në “Santiago Bernabeu”, por kësaj radhe në një rol jashtë fushës . Sipas raportimeve nga e përditshmja AS, brenda klubit mbretëror kanë nisur diskutimet konkrete për riintegrimin e ish-mesfushorit gjerman në strukturën sportive. Raporti thotë se drejtuesit e Real Madridit e shohin Kroos si një figurë me vlerë të madhe për zhvillimin e projektit, falë përvojës së tij të jashtëzakonshme dhe inteligjencës futbollistike. Madje, rikthimi i tij konsiderohet pothuajse i mbyllur në parim, me palët që janë shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare. BREAKING: Real Madrid are preparing Toni Kroos’ RETURN for NEXT SEASON! He will have a role in the club’s sporting structure. The decision is DONE! @jfelixdiaz pic.twitter.com/DK1DKleQPu — Madrid Xtra (@MadridXtra) April 12, 2026 Një rol kyç në këtë proces po luan edhe presidenti Florentino Perez, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Kroos. Gjermani, i cili tashmë është vendosur në Madrid dhe ka hapur edhe një akademi futbolli, nuk i ka shkëputur kurrë lidhjet me klubin madrilen. Kroos i dha fund karrierës si futbollist vetëm dy vite më parë, megjithatë Reali ende nuk ka arritur t’i gjejë një pasues adekuat, me mesfushën që ka qenë problemi kryesor i gjigantit spanjoll që kur ikën gjermani dhe Luka Modric./ Telegrafi/
Go to News Site