Collector
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, cak një veturë në lëvizje | Collector
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, cak një veturë në lëvizje
Telegrafi

Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, cak një veturë në lëvizje

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 12 prill 2026 rreth orës 22:25. Viktima, një mashkull kosovar, ka informuar policinë se derisa po lëvizte me automjetin e tij, nga një veturë tjetër në lëvizje një person i panjohur ka hapur zjarr në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave, është goditur vetëm pjesa e pasme e veturës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/

Go to News Site