Telegrafi
Sot (e hënë) do të zhvillohet edhe sfida e fundit në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës. Prishtina është nikoqir i Dukagjinit, ku pritet një përballje interesante mes klubeve që kanë objektiva të ndryshëm. “Bardhëkaltërit” janë në garë për vendin e tretë andaj është e domosdoshme të arkëtojnë pikët e plota, ndërsa Dukagjini gjithashtu ka të njëjtin objektiv për t’i ikur zonës së rrezikshme. Përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00. Kujtojmë, aktualisht Prishtina zë pozitën e katërt me 42 pikë, derisa Dukagjini vendin e gjashtë me 34 sosh, dy më shumë se Ferizaj që ndodhet në zonën e rrezikshme./ Telegrafi /
Go to News Site