Telegrafi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Përgjatë Povardarisë do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi juglindor, e cila do të arrijë shpejtësinë deri 60 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri 21 gradë celsius. Nga nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut./ Telegrafi/
Go to News Site