Collector
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë, nisin hetimet | Collector
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë, nisin hetimet
Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë, nisin hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në Graçanicë , duke ngritur dyshime për rrethanat e vdekjes së tij. Sipas informacioneve zyrtare, viktima është një mashkull kosovar, i cili është gjetur i pajetë më 12 prill 2026. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut të vdekjes. Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Go to News Site