Collector
Situatë e pazakontë në Prishtinë, vetura bllokon punimet - asfaltohet rruga vetëm rreth saj | Collector
Situatë e pazakontë në Prishtinë, vetura bllokon punimet - asfaltohet rruga vetëm rreth saj
Telegrafi

Situatë e pazakontë në Prishtinë, vetura bllokon punimet - asfaltohet rruga vetëm rreth saj

Në rrugën “Skender Çeku” në Prishtinë, punimet e asfaltimit kanë përfunduar vetëm pjesërisht, duke lënë një veturë të parkuar mbi një segment që nuk është shtruar me asfalt. Nga pamjet e publikuara shihet se pjesa përreth automjetit është asfaltuar, ndërsa zona poshtë veturës ka mbetur e papërfunduar, duke krijuar një situatë të pazakontë në terren. Sipas raportimeve, pronari i veturës nuk është gjetur ende. Për këtë rast Telegrafi ka kontaktuar edhe Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për një qëndrim zyrtar, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pasur përgjigje të konfirmuar nga institucionet. Rasti ka ngjallur reagime në rrjete sociale, duke u komentuar si një situatë e pazakontë gjatë zhvillimit të punimeve në kryeqytet. /Telegrafi/

Go to News Site