Collector
MJERË AI KOMB | Collector
MJERË AI KOMB
Telegrafi

MJERË AI KOMB

Poezi nga: Lawrence Ferlinghetti (sipas Khalil Gibranit) Përktheu: Agron Shala Mjerë ai komb njerëzit e të cilit janë dele dhe barinjtë e të cilit i çorientojnë ato Mjerë ai komb udhëheqësit e të cilit janë gënjeshtarë urtakët e të cilit janë të heshtur dhe fanatikët e të cilit faniten në eter Mjerë ai komb që nuk e ngre zërin e vet veçse për të lavdëruar pushtuesit dhe për ta shpallur mujsharin hero dhe që synon të sundojë botën me forcë e me torturë Mjerë ai komb që nuk njeh asnjë gjuhë tjetër përveç asaj të vetes asnjë kulturë tjetër përveç asaj të vetes Mjerë ai komb frymëmarrja e të cilit është paraja dhe fle gjumin e të tejngopurve Mjerë ai komb oh mjerë ata njerëz që lejojnë që të drejtat e tyre të shkatërrohen dhe që liritë e tyre të zhduken Vendi im për ty lotoj tokë e ëmbël e lirisë (2007) - YouTube

Go to News Site