Collector
Laboratori i drogës në Frakull, SPAK zbërthen dy prej të pandehurve, i bën bashkëpunëtorë | Collector
Laboratori i drogës në Frakull, SPAK zbërthen dy prej të pandehurve, i bën bashkëpunëtorë
Telegrafi

Laboratori i drogës në Frakull, SPAK zbërthen dy prej të pandehurve, i bën bashkëpunëtorë

Prokuroria e Posaçme u ka dhënë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dy prej të pandehurve të procedimit penal lidhur me laboratorin e drogës në Frakull. Njëri prej tyre është shtetas i huaj dhe tjetri shqiptar, por emrat mbahen të rezervuar për shkak të sekretit hetimor, hetime në të cilat ka koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Bashkëpunëtorët thonë burimet, kanë dhënë emra dhe episode të reja si të përfshirë në aktivitetin kriminal, ndërsa deri tani janë identifikuar në kuadër të 3 procedimeve mbi 15 persona teksa hetimi nisi në 2022 kur u zbulua në banesën e familjes Çervanalu në Frakull të fierit, laboratori i përpunimit të kokainës ku u sekuestruan mbi 480 kg që dyshohet se ishte sjellë nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial. Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola janë arrestuar, ndërsa Kevin (Arjan Margjoni) dhe Durim Keçi janë shpallur në kërkim. Më herët, më datë 13 janar Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” Më 24 nëntor 2022 në Frakull të Madhe, Fier, u arrestuan, shpallën në kërkim apo proceduan ish-kryekomunarin Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, Zenel Çervanaku, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rona, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj. Ata janë dënuar me 88 vite në total ndërsa vijon gjykimi ndaj një kolumbiani, Samir Rosales Rodriguez Ndërkohë për fraksionin tjetër të pandehur janë Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola, që sillnin kokainë me lëkurë gjedhesh nga Amarika Latine dhe e përpunonin në 3 laborator që u zbuluan në Shqipëri. Për operacionin e fundit u shpallën në kërkim Durim Keçi dhe Kevin (Arjan) Margjoni./euronews/

Go to News Site