Collector
Elvana Shala përfaqëson Kosovën në ECOSOC Youth Forum në OKB | Collector
Elvana Shala përfaqëson Kosovën në ECOSOC Youth Forum në OKB
Telegrafi

Elvana Shala përfaqëson Kosovën në ECOSOC Youth Forum në OKB

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC), Elvana Shala, po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Forumin Rinor të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC Youth Forum), i cili nis punimet nesër në selinë e OKB-së. Ky forum konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të dedikuara për fuqizimin e të rinjve, duke mbledhur liderë të rinj, përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe organizata ndërkombëtare nga e gjithë bota, me qëllim diskutimin e sfidave dhe mundësive që prekin rininë në nivel global. Gjatë pjesëmarrjes së saj, Elvana Shala pritet të kontribuojë në dy panele diskutimi që trajtojnë rolin e rinisë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Pjesëmarrja e saj në këtë forum shënon, sipas njoftimit, përfaqësimin e parë të Kosovës në këtë format, duke synuar promovimin e vendit në diplomacinë ndërkombëtare dhe fuqizimin e rolit të të rinjve në proceset globale. Po ashtu, kjo pjesëmarrje vlerësohet si një mundësi për rritjen e prezencës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në raport me vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, si dhe për ndërtimin e bashkëpunimeve me aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Go to News Site