Collector
"Jam gati të vdes në fushë nesër” - Szoboszlai flet për ndeshjen ndaj PSG | Collector
Telegrafi

"Jam gati të vdes në fushë nesër” - Szoboszlai flet për ndeshjen ndaj PSG

Mes pritjes për një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit në Ligën e Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain, mesfushori Dominik Szoboszlai ka dhënë një deklaratë shumë të fortë dhe emocionale, duke treguar vendosmërinë e skuadrës për të tentuar një përmbysje historike. Liverpool humbi ndeshjen e parë në Paris me rezultat 2-0 dhe tani kërkon një mrekulli në “Anfield” për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Szoboszlai tha se skuadra është e gatshme të luftojë deri në maksimum për ta ndryshuar fatin e përballjes. Dominik Szoboszlai has full belief the Reds can be successful in their bid to turn around Tuesday's Champions League quarter-final tie with Paris Saint-Germain ️ — Liverpool FC (@LFC) April 13, 2026 “Do të japim gjithçka, nga minuta e parë deri në të 90, madje edhe më gjatë nëse duhet. Jam gati të vdes në fushë nesër”. u shpreh ai, duke nënvizuar intensitetin dhe përkushtimin maksimal për këtë ndeshje vendimtare. Mesfushori hungarez shtoi se motivimi në skuadër është shumë i lartë dhe se beson në atmosferën e veçantë të stadiumit të Liverpoolit. “E dua shumë këtë kualifikim, kemi punuar shumë për këtë moment. Në një ndeshje të vetme, gjithçka mund të ndodhë në Anfield”, ka thënë Szoboszlai. Liverpool vjen në këtë sfidë pas një humbjeje 2-0 në Paris, ku nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje në portë – një statistikë e rrallë për klubin anglez në garat evropiane. /Telegrafi/

Go to News Site