Collector
Jonida Maliqi largohet papritur nga Ferma VIP | Collector
Jonida Maliqi largohet papritur nga Ferma VIP
Telegrafi

Jonida Maliqi largohet papritur nga Ferma VIP

Një zhvillim i papritur ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në reality shoun Ferma VIP, ku këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka vendosur të largohet përfundimisht nga gara. Vendimi duket se erdhi menjëherë pas përfundimit të Prime-it të së hënës. Në orët e vona të natës, ajo është parë duke mbledhur sendet personale dhe duke lënë fermën, gjersa bëri një tërheqje të papritur nga ky edicion. View this post on Instagram A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al) Deri më tani nuk është bërë e ditur një arsye zyrtare për këtë vendim të befasishëm, ndonëse brenda shtëpisë kanë nisur menjëherë diskutimet dhe reagimet e banorëve të tjerë, të cilët kanë shprehur habi për largimin e saj të shpejtë. Në mungesë të një deklarate nga vetë artistja, në rrjet dhe brenda formatit kanë qarkulluar edhe komente ironike nga disa fermerë, të cilët kanë lënë të nënkuptohet se situata dhe sfidat e fundit mund të kenë ndikuar në këtë vendim. View this post on Instagram A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al) Megjithatë pritet që në vijim të ketë një reagim zyrtar nga Maliqi, e cila mund të sqarojë arsyet e vërteta të këtij largimi të papritur nga Ferma VIP. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Go to News Site