Collector
Bayern Munich gjen pasuesin e Manuel Neuer, por përballet me konkurrencë të fortë | Collector
Bayern Munich gjen pasuesin e Manuel Neuer, por përballet me konkurrencë të fortë
Telegrafi

Bayern Munich gjen pasuesin e Manuel Neuer, por përballet me konkurrencë të fortë

Paraqitjet mbresëlënëse të portierit të Brighton , Bart Verbruggen, kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë. Si rezultat, Bayern Munich do të përballet me konkurrencë të fortë në garën për transferimin e tij gjatë verës. Gjiganti bavarez është fokusuar gjithashtu në objektivat afatgjata, duke kërkuar një zëvendësues të denjë për legjendën Manuel Neuer. Në këtë drejtim, drejtuesit e klubit kanë ndjekur prej kohësh performancat e 23-vjeçarit Verbruggen në Brighton. Sipas raportimeve nga CaughtOffside, Bayern nuk është i vetëm në këtë garë. Portieri holandez, i cili ka kontratë deri në qershor 2028, ka tërhequr interesin e disa gjigantëve evropianë. Konkretisht, Arsenal, Chelsea, Inter dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për shërbimet e tij. Kjo e bën edhe më të vështirë misionin e Bayernit për të siguruar transferimin e portierit. Nëse vendos të largohet, Verbruggen mund të shndërrohet në një nga shitjet më të mëdha të Brighton në vitet e fundit. /Telegrafi/

Go to News Site