Collector
Transport ilegal i druve në Viti, lëndohen dy policë gjatë arrestimit të dyshuarit | Collector
Transport ilegal i druve në Viti, lëndohen dy policë gjatë arrestimit të dyshuarit
Telegrafi

Transport ilegal i druve në Viti, lëndohen dy policë gjatë arrestimit të dyshuarit

Një rast i transportit ilegal të druve dhe moszbatimit të urdhrave të personit zyrtar është regjistruar në fshatin Binq të Vitisë, ku një person ka kundërshtuar urdhrat policorë dhe ka shkaktuar lëndimin e dy zyrtarëve. Sipas njoftimit, njësiti policor kishte ndaluar një automjet me targa lokale që drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti po transportonte dru në mënyrë të kundërligjshme. Policia e kishte urdhëruar të dyshuarin që automjeti të shoqërohej në zyrat e pylltarisë, mirëpo ai ka refuzuar dhe ka kundërshtuar urdhrat zyrtarë. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/

Go to News Site