Telegrafi
Partneri i këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, Kreshnik Gjergji, i ka bërë asaj një urim të veçantë për ditëlindje përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, Gjergji e ka përshkruar si një grua të fortë, të palodhur dhe shumë mbështetëse, e cila qëndron gjithmonë pranë tij në çdo sfidë të jetës. Ai ka theksuar se ajo është mbështetja e tij më e madhe dhe se çdo sukses apo fitore në jetën e tyre bëhet më i bukur falë pranisë së saj. Foto: Instagram “Gëzuar ditëlindjen gruas sime të jashtëzakonshme – më e forta, më e palodhura, më punëtorja dhe më mbështetësja në botë. Ti qëndron pranë meje në çdo betejë dhe e bën çdo fitore më të bukur". "Jeta, puna, familja – ti i mban të gjitha me forcë. Jam krenar për ty dhe me fat që eci në jetë pranë teje. Askush si ti. Askush më i fortë. Askush më i mirë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime", ka shkruar ndër tjerash. Në urimin e tij, ai ka theksuar edhe mirënjohjen dhe dashurinë që ka për të, duke e konsideruar si personin më të rëndësishëm në jetën e tij. Ata bashkë kanë një djalë të quajtur Daskan që e pritën në jetë vitin e kaluar. /Telegrafi/
Go to News Site