Collector
Fabregas refuzon të marrë drejtimin e Italisë | Collector
Fabregas refuzon të marrë drejtimin e Italisë
Telegrafi

Fabregas refuzon të marrë drejtimin e Italisë

Trajneri spanjoll i Comos, Cesc Fabregas, ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Italisë. Azzurrët së fundmi përjetuan një debakël të ri në përpjekjen e tyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, pasi u mposhtën nga Bosnje dhe Hercegovina me rezultat 4-1 pas penalltive. Eliminimi i tyre bëri që presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FICG), Gabriele Gravina të jap dorëheqje pas disa ditësh, ndërsa pas tij edhe trajneri Gennaro Gattuso. Kush do ta zëvendësojë Gattuson? Tre emra favorit për stolin e Italisë Mediat italiane raportojnë se Fabregas, i cili po arrin rezultate të shkëlqyera këtë sezon me Comon, u përmend si një nga pasardhësit e mundshëm të Gattusos. Megjithatë, spanjolli e hodhi poshtë këtë mundësi. “Të jem trajner i ekipit kombëtar të Italisë? Ndoshta një ditë, por tani për tani jam shumë trajner në kuptimin që duhet të jem në fushë çdo ditë me lojtarët, me të rinjtë, duke përgatitur ndeshjet. Një punë në ekipin kombëtar do të ishte paksa e mërzitshme për mua për momentin", ka thënë fillimisht Fabregas. Pse është Fabregas një nga trajnerët më të veçantë të ditëve të sotme? Megjithatë, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë që një ditë të provojë një rol si përzgjedhës. “Në të ardhmen, kur të jem pak më i rritur, kush e di...”, përfundoi trajneri i ri spanjoll. /Telegrafi/

Go to News Site