Telegrafi
Ndërsa finalja e madhe e së shtunës po afrohet, aleancat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po duken më të lëkundura se kurrë. Së fundmi, në një moment reflektimi, Rogerti dhe Selin kanë diskutuar lojën e Mirit dhe strategjinë e tij gjatë gjithë edicionit. “Kjo ka qenë loja e Mirit që 120 ditë këtu brenda. Ne kemi luajtur si top futbolli me Mirin", u shpreh ai. Foto: Instagram “Miri i drejtohej Nikol me pyetje të koduara si ‘A je dakord për atë gjënë?’, dhe kur e pyesja për çfarë bëhej fjalë, nuk jepte asnjë shpjegim". “Prandaj unë Mirit nuk i kam besuar fare. Kam shkuar disa herë në Dhomën e Rrëfimit duke thënë se une atij nuk i besoj, se nuk i besoj mor vlla", theksoi mes tjerash Rogerti. Foto: Instagram Edhe Selin ka shprehur pakënaqësitë e saj, duke deklaruar: "Është një tentativë për të krijuar skenarë që unë nuk i kam parë fare". Në finale kanë mbetur katër konkurrentë: Selin, Mateo, Miri dhe Rogert, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në natën e madhe të së shtunës. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site