Telegrafi
Mesfushori i Barcelonës, Fermín López, pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë gjatë ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, pasi u godit nga këmba e portierit Juan Musso. Incidenti ndodhi në pjesën e parë, kur Fermín u hodh për të realizuar me kokë në zonë, në një rast që mund të ishte goli i tretë i Barcelonës në atë moment. Ai arriti ta prekë topin me kokë, por e dërgoi jashtë, ndërsa menjëherë më pas u godit nga këmba e majtë e shtrirë e portierit Musso. Sipas pamjeve, thumbat e portierit të Atleticos e goditi në fytyrë lojtarin e Barcelonës, i cili u rrëzua menjëherë në tokë, teksa gjaku shpërtheu. Kamerat e transmetimit e shfaqën shkurt skenën, por më pas e ndërprenë pamjen, ndërsa Fermín e pati të vështirë të ngrihej pas përplasjes. Ndeshja u ndërpre për një kohë , për t’i dhënë mundësi stafit mjekësor t’i ofrojë trajtim në fushë, derisa lojtari të stabilizohej dhe të rikuperohej. Rasti nuk u shikua në VAR për nje penallti, apo karton të kuq. /Telegrafi/
Go to News Site