Collector
Ylli i Liverpoolit largohet me barelë nga fusha | Collector
Ylli i Liverpoolit largohet me barelë nga fusha
Telegrafi

Ylli i Liverpoolit largohet me barelë nga fusha

Sulmuesi i Liverpoolit, Hugo Ekitike, u detyrua të largohej i dëmtuar në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit në “Anfield”. Sulmuesi u rrëzua në minutën e 27-të, pa qenë në duel me ndonjë kundërshtar, duke u dukur se e vendosi keq këmbën gjatë rënies në fushë. Ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën dhe mori ndihmë mjekësore, para se të largohej me barelë. A worrying sight for Liverpool fans as Hugo Ekitike leaves the pitch on a stretcher. pic.twitter.com/cfeNOkZwlN — Match of the Day (@BBCMOTD) April 14, 2026 Ekitike u zëvendësua në minutën e 31-të nga Mohamed Salah, i cili nuk startoi as në këtë përballje. Përditësime të tjera për shkallën e dëmtimit pritet të jepen pas ndeshjes, e cila pas 45 minutash është 0-0. Kujtojmë se PSG e ka fitua ndeshjen e parë me rezultat 2-0. /Telegrafi/.

Go to News Site