Collector
Skender Rexhepi: Zgjedhjet e fundit në Hungari kanë mesazh të qartë politik edhe për Qeverinë e RMV-së | Collector
Skender Rexhepi: Zgjedhjet e fundit në Hungari kanë mesazh të qartë politik edhe për Qeverinë e RMV-së
Telegrafi

Skender Rexhepi: Zgjedhjet e fundit në Hungari kanë mesazh të qartë politik edhe për Qeverinë e RMV-së

Kryetari i Lëvizjes Populli dhe deputeti, Skender Rexhepi – Zejdi, ka komentuar zgjedhjet e fundit në Hungari, ku Viktor Orban e humbi pushtetin. Sipas Rexhepit, me humbjen e Orbanit në Hungari, është koha e fundit që Mickoski të tërhiqet nga qëndrimi i tij kundër ndryshimeve kushtetuese, si dhe nga retorika diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, sepse përndryshe fati i Orbanit do t’i bëhet i pashmangshëm. "Sepse, ajo që i bashkonte Qeverinë e Orbanit me atë të Mickoskit ishin jo vetëm vijat e qarta prosërbe dhe proruse, por mbi të gjitha kryesorja ishte se të dyja qeveritë e kishin të përbashkët izolimin nga veprimtaria politike e BE-së. Dhe pikërisht ky izolim nga BE-ja ishte i kobshëm për Orbanin dhe solli ndryshimin në Hungari: nga 135 deputetë që kishte partia e tij në zgjedhjet e vitit 2022 (fuqi absolute), në zgjedhjet e së dielës mori vetëm 55 deputetë". "Ky është sinjal i qartë edhe për “fuqinë politike” të VMRO-së së Mickoskit, se izolimi nga BE-ja mund të sjell ndryshim drastik brenda vetëm 4 viteve zgjedhore. Andaj, tash është koha e fundit që Mickoski të tërhiqet nga qëndrimi i tij kundër ndryshimeve kushtetuese, si dhe nga retorika diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, sepse përndryshe fati i Orbanit do t’i bëhet i pashmangshëm",a ka shkruar Rexhepi.

Go to News Site