Telegrafi
Policia e Rajonit të Prishtinës ka bërë të ditur se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Policia njofton se ka arrestuar personin R.B në Fushë Kosovë për grabitje. “Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje... R.B mashkull, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (3 vite e 3 muaj burg)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Go to News Site