Telegrafi
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka ngritur shqetësim për dëmtimin e vazhdueshëm të kontejnerëve të mbeturinave në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Sipas njoftimit, pothuajse në çdo lagje janë evidentuar kontejnerë të thyer apo të dëmtuar, duke vështirësuar menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. “Gati në çdo lagje ka kontejnerë të thyer”, thuhet në reagimin e KRM “Pastrimi”. Tetë kontejnerë për mbeturina dëmtohen në lagjen “Kalabria” në Prishtinë Kompania ka bërë thirrje për vetëdijesim dhe kujdes më të madh nga qytetarët, duke kërkuar që të shmangen veprimet që çojnë në dëmtimin e pronës publike, përfshirë djegien e kontejnerëve. “Të nderuar qytetarë, luteni, keni kujdes, mos i djegni kontejnerët, i blejmë me paratë që ju i paguani faturat”, thuhet më tej në apelin e kësaj ndërmarrjeje. Nga KRM “Pastrimi” theksohet se ruajtja e kontejnerëve dhe e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët, duke kërkuar bashkëpunim më të madh nga qytetarët për të mbajtur një mjedis më të pastër dhe funksional. / Telegrafi /
Go to News Site