Collector
Komuna e Prishtinës shpall thirrjen për përkrahje me serra: Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret? | Collector
Komuna e Prishtinës shpall thirrjen për përkrahje me serra: Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret?
Telegrafi

Komuna e Prishtinës shpall thirrjen për përkrahje me serra: Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret?

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës ka shpallur thirrjen për aplikim për të gjithë fermerët e kryeqytetit që dëshirojnë të përfitojnë serra me sipërfaqe prej 200 metra katrorë . Sipas njoftimit zyrtar, tipi i serrës që do të mbështetet është ai "Tunel" . Për të qenë përfitues, aplikuesit duhet të plotësojnë disa kritere të përgjithshme, ku primarja është që pronën ta kenë në territorin e Prishtinës dhe të jenë banorë rezidentë të saj . Kriteret teknike dhe kufizimet Për ngritjen e këtyre serrave, fermerët duhet të sigurojnë një parcelë me gjatësi minimale prej 29 metra dhe gjerësi prej 12 metra . Po ashtu, aplikuesit duhet të posedojnë aktualisht të paktën 0.02 hektarë të mbjellë me perime . Komuna ka specifikuar se brenda një bashkësie familjare mund të përfitojë vetëm një anëtar . Ndërsa, ata që kanë përfituar serra nga komuna apo donatorët në tri vitet e fundit nuk kanë të drejtë aplikimi . Një tjetër kufizim vlen për fermerët që kanë përfituar mekanizëm bujqësor gjatë vitit 2026; ata nuk mund të jenë përfitues të serrave në të njëjtin vit . Kush ka përparësi? Në procesin e vlerësimit, përparësi do t'u jepet: Fermerëve me sipërfaqe më të mëdha të mbjella me kultura si speca, domate, qepë apo tranguj . Grave fermere dhe grupeve të margjinalizuara . Personave me përgatitje profesionale shkollore në fushën e bujqësisë apo që kanë ndjekur trajnime përkatëse . Fermerëve që kanë infrastrukturë përcjellëse, si burimin e ujit dhe sistemin e ujitjes . Dokumentacioni dhe afati i aplikimit Fermerët e interesuar duhet të dorëzojnë Numrin Identifikues të Fermerit (NIF), kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e pronësisë (jo më e vjetër se 6 muaj) dhe planin e parcelës ku planifikohet ndërtimi . Në rastet kur toka është me qira, kontrata duhet të jetë e noterizuar dhe me kohëzgjatje prej 5 vitesh . Afati për dorëzimin e dokumenteve fillon nga data 15 prill 2026 dhe mbyllet më 5 maj 2026 . Aplikimi bëhet fizikisht në objektet e Bashkësive Lokale në Besi dhe në lagjen e Muhaxherëve . Komuna ka paralajmëruar se aplikimet pas afatit nuk do të merren parasysh . / Telegrafi /

Go to News Site