Telegrafi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, pritet të qëndrojë sot në Prishtinë. Kështu ka mësuar Telegrafi na burime të saja. Vizita e Sorensen vjen pas qëndrimit të tij në Beograd. Gjatë vizitës në Serbi, Sorensen është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviq. Ndryshe, emisari i BE-së kishte qëndruar në Prishtinë më 14 mars, kur ishte arritur marrëveshja për zbatimin e modifikuar të Ligjit për të Huajt. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai kishte bërë të ditur se palët janë pajtuar për masa shtesë në zbatimin e këtij ligji dhe atij për automjete, përfshirë lejimin për një periudhë fillestare prej 12 muajsh për punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe studentët serbë në Kosovë. /Telegrafi/
Go to News Site