Collector
Katy Perry është nën hetim nga policia pas akuzave të Ruby Rose se e ka sulmuar seksualisht 20 vjet më parë | Collector
Katy Perry është nën hetim nga policia pas akuzave të Ruby Rose se e ka sulmuar seksualisht 20 vjet më parë
Telegrafi

Katy Perry është nën hetim nga policia pas akuzave të Ruby Rose se e ka sulmuar seksualisht 20 vjet më parë

Katy Perry është vënë nën hetim nga policia në Australi pas akuzave të ngritura nga Ruby Rose, e cila pretendon se është sulmuar seksualisht nga këngëtarja në një klub nate në Melbourne rreth 20 vite më parë. Sipas mediave australiane, policia e shtetit të Victoria-s ka konfirmuar se po heton një rast të dyshuar sulmi seksual që lidhet me një incident të raportuar në Melbourne. Hetimin po e zhvillojnë detektivë të specializuar për raste të dhunës seksuale dhe abuzimit. Katy Perry Autoritetet kanë thënë se, për shkak se procesi është ende në vazhdim, nuk mund të japin detaje të mëtejshme për publikun. Ruby ka deklaruar se ka dorëzuar raportet e saj në polici dhe se tani nuk mund të flasë më publikisht për rastin, për shkak të rregullave të hetimit. Ajo ka theksuar se i është dashur shumë kohë, pothuajse dy dekada, para se të ndante publikisht përvojën e saj. Sipas saj, trauma dhe ndikimi i sulmit seksual kanë qenë arsyeja pse ka pritur kaq gjatë për të folur. Ndërkohë, përfaqësuesit e Katy i kanë mohuar kategorikisht këto akuza. Hetimi vazhdon dhe deri tani nuk janë dhënë përfundime zyrtare nga policia. /Telegrafi/

Go to News Site