Telegrafi
Real Madridi ka kaluar sërish në epërsi ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”, falë një tjetër momenti magjik të Arda Gülerit. Në minutën e 29-të, pas një faulli në afërsi të zonës, “Los Blancos” fituan goditje dënimi. Topit iu afrua Güler dhe turku nuk fali: ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës. Një goditje e jashtëzakonshme, që la pa reagim portierin Manuel Neuer dhe i dha Real Madridit avantazhin 2-1 në këtë sfidë. Who thought Arda Guler would singlehandedly double penetrate Kompany tonight? pic.twitter.com/M2IJrZMBvY — Kenyan News (@GoalsBySesko) April 15, 2026 Güler po zhvillon një paraqitje të madhe, duke u shndërruar në njeriun kryesor të Realit në këto minuta vendimtare të duelit me bavarezët. Rezultati momental është 3-3 dhe gjithçka mbetet e hapur. /Telegrafi/
Go to News Site