Collector
Shtatë gola, karton të kuq dhe spektakël i vërtetë  - Bayern Munich fiton ndaj Real Madrid | Collector
Shtatë gola, karton të kuq dhe spektakël i vërtetë  - Bayern Munich fiton ndaj Real Madrid
Telegrafi

Shtatë gola, karton të kuq dhe spektakël i vërtetë  - Bayern Munich fiton ndaj Real Madrid

Bayern Munich dhe Real Madrid dhuruan një spektakël të vërtetë në “Allianz Arena”, ku ndeshja u mbyll 4-3, pas dy golave vendimtarë në minutat e fundit, që ua mundësoi gjermanëve kalimin tutje. Takimi nisi furishëm për madrilenët. Arda Güler përfitoi nga një gabim i portierit dhe shënoi që në sekondat e para për 0-1. Bayerni reagoi shpejt dhe barazoi me Aleksandar Pavlović, i cili realizoi me kokë pas një këndi të Joshua Kimmich (1-1). Güler u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në minutën e 29-të, kur shënoi një supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në këndin e sipërm për 1-2. telegrafi.com Por Harry Kane gjeti hapësirë në zonë dhe barazoi në minutën e 38-të (2-2), duke e ndezur ndeshjen edhe më shumë. pak më vonë Kylian Mbappé finalizoi një aksion të bukur të Real Madridit për 2-3 në minutën e 43-të, duke vendosur gjithçka në baraspeshë. telegrafi.com Në pjesën e dytë, ndeshja u bë më fizike dhe me shumë ndërhyrje. Real Madridi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 86-të, pasi Eduardo Camavinga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Bayerni e rriti presionin dhe e gjeti barazimin në minutën e 89-të, kur Luis Díaz kontrolloi një pasim në hyrje të zonës dhe goditi me mjeshtëri, duke e dërguar topin pranë shtyllës për rezultatin 3-3. Nuk u mbyll me kaq, pasi Micheal Olise arriti të shënojë gol të bukur për 4-3. Një ndeshje e madhe, me ritëm të lartë, gola të bukur dhe tension deri në sekondën e fundit, ku gjermanët kalojnë tutje e rezultat përfundimtar 6-4. /Telegrafi/

Go to News Site