Telegrafi
Spektakël në “Allianz Arena”, me ritëm të lartë dhe plot kthesa, ku në fund Bayern Munich mposhti Real Madridin me rezultat 4-3. Real Madridi u mbajt përpara për pjesën më të madhe të ndeshjes falë dy golave të Arda Gülerit (përfshirë një super goditje dënimi), ndërsa Bayern u rikthye deri te 3-3 në fund me golin e Luis Díaz. Ndeshja u komplikua për madrilenët në minutat e fundit edhe nga dalja me karton të kuq e Camavingas. Te Bayerni, njeriu i ndeshjes nga vlerësimet e SofaScores ishte Joshua Kimmich (8.6), motor i mesfushës dhe burim i aksioneve më të rrezikshme. Pranë tij, Michael Olise (8.5), Aleksandar Pavlović (8.2), Konrad Laimer (8.1) dhe Harry Kane (8.0). Te Real Madridi, protagonisti absolut ishte Arda Güler (8.7), ndërsa paraqitje të mirë kishte edhe Kylian Mbappé (8.4) Nota më e dobët ishte ajo e Ferland Mendy (5.8), që u pa si pika më e brishtë në krah te madrielenët. Notat e lojtarëve të Bayern Munich dhe Real Madrid FC Bayern München - Real Madrid Live Score /Telegrafi/
Go to News Site