Telegrafi
Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve 2025/26, pasi u mposht 4-3 nga Bayern Munich në ndeshjen e dytë të çerekfinales dhe 6-4 në total. Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, në fushë u krijua një situatë e tensionuar. Disa lojtarë të Real Madridit iu afruan gjyqtarit Slavko Vincic për të protestuar ndaj vendimeve të tij gjatë takimit, duke shkaktuar momente kaotike pranë tunelit. Lojtarët e Real Madridit ishin të indinjuar për kartonin e kuq të Edouardo Camavingas. telegrafi.com Sipas raportimeve, gjyqtari tentoi të qetësonte situatën, por protestat vazhduan dhe u shoqëruan me fjalë të ashpra nga lojtarët madrilenë. Eksperti i gjykimit jep mendimin për kartonin e kuq të Camavinga Në këtë moment, Vincic vendosi të ndëshkojë me karton të kuq Arda Gulerin, i cili kishte shënuar dy gola në ndeshje, për shkak të sjelljes ndaj gjyqtarit dhe fjalorit të përdorur. Maçın ardından Arda Güler'in maçın hakemi Slavko Vincic'e tepkisi ve gördüğü kırmızı kart. pic.twitter.com/wqSkjeYk8m — Siyah Çoraplılar (@siyahcoraplilar) April 15, 2026 Pas ndëshkimit, gjyqtari u shoqërua drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa pakënaqësia te lojtarët e Real Madridit vazhdoi edhe pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/
Go to News Site