Telegrafi
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka reaguar pas raportimeve të fundit në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit, duke theksuar se nuk ka rol në përcaktimin e tyre. Në një sqarim publik, ky institucion ka bërë të ditur se vendimmarrja për çmimet është kompetencë e operatorëve privatë të transportit. “Në lidhje me raportimet e fundit në media për rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit, sqarojmë për opinionin publik se vendimi për përcaktimin e çmimeve të biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit”, thuhet në reagim. Nga Stacioni i Autobusëve është theksuar se nuk marrin pjesë në këtë proces dhe nuk kanë ndikim në ndryshimet e çmimeve. “Stacioni i Autobusëve nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në përcaktimin apo ndryshimin e tyre”, thuhet më tej. Sipas tyre, çdo ndryshim i çmimeve lidhet drejtpërdrejt me vendimet e operatorëve të transportit, të cilat bazohen në politikat dhe kostot e tyre operative. “Prandaj, çdo ndryshim i çmimeve reflekton vendime të operatorëve të transportit, bazuar në politikat dhe kostot e tyre operative”, përfundon reagimi. / Telegrafi /
Go to News Site