Collector
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë | Collector
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Sipas policisë, rreth orës 23:30 është pranuar informata se një person ndodhej i pajetë në rrugën “Radovan Zogoviç”. “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës, mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Pllana. Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast. /Telegrafi/

Go to News Site